U shpall Miss Rusia dhe bëri ndërhyrje për t’u zbukuruar, sot nuk mbyll dot sytë dhe nuk qesh

Koha leximit:1 Minute, 15 Second

Kirurgjia estetike mund të sjellë probleme të mëdha, nëse nuk shkoni te një mjek cilësor. Ky është rasti i kësaj mbretëreshe të bukurisë ruse, e cila thotë se nuk mund të mbyllë më sytë dhe të buzëqeshë pas një ndërhyrjeje që kushtoi tre mijë dollarë.

Yulia Tarasevich fitoi konkursin Miss Rusia dy vjet më parë dhe pothuajse menjëherë më pas ajo iu drejtua një klinike për kirurgji plastike. Gjërat shkuan keq, sepse ajo kishte një gjendje të rrallë gjenetike.

“Kam shkuar tek ata me një fytyrë të bukur dhe të shëndoshë. Kam dashur vetëm të korrigjoj disa shenja të moshës, por kam humbur shëndetin”.

Gruaja u ‘shpërfytyrua’ pas ndërhyrjes për lifting të fytyrës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, lëkura e saj u inflamua shumë. Julias iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje tjetër, e ndjekur nga një mjek tjetër, për të shpëtuar sytë nga nekroza dhe thotë se paditi mjekët e rastit të parë

Mjekët pohojnë se nuk kanë faj: gjithçka ka ndodhur për shkak të një gjendjeje të rrallë gjenetike, sklerodermës, për të cilën ishte e pamundur të parashikohej reagimi.

“Në faqet e mia janë krijuar proleme. Sytë nuk më mbyllen dhe nuk mund të qesh. Nuk mund të ngre buzën e sipërme, një pjesë e fytyrës nuk më funksionon fare”, u shpreh ajo.

“Më parë kam bërë rinoplastikë dhe gjithçka ka shkuar mirë”, ka shtuar vajza ruse. Me pak fjalë, për një ndërhyrje prej tre mijë dollarësh, gruaja pretendon se ka paguar njëzet mijë për të shpëtuar veten.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %