U tha se u ndanë?! Donaldi i bëri një surprizë të bukur Beatrixes

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Donald Veshaj ka nisur të shijojë jetë e natës menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë në një klub nate.

Donaldi së bashku me vëllanë binjak, Romeon dhe disa miq të tij. Aty kanë qenë gjithashtu edhe disa ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që është vënë re mungesa e Beatrix Ramosajt.

Por nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se aktori i humorit është siguruar që ta kujtonte atë para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer.

Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën. Kjo për shkak se ata janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.

Donaldi e Trixa nuk janë parë me njëri-tjetrin pas daljes nga Big Brother. Ata nuk duket se janë shumë të afërt, pasi ende nuk kanë një postim me njëri-tjetrin.

Mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë, pasi do të ketë dhe 3 post Big Brother, ku do të ketë shumë për të folur për të gjitha ngjarjet qëjanë zhvilluar aty.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %