U zyrtarizua sot te Tirana/ Zbulohet prapaskena. Edhe dy ekipe italiane e donin përforcimin e bujshëm të bardhebluve

Koha leximit:39 Second

Tirana ka prezantuar ditën e sotme afrimin më të ri në këtë merkato. Pas një goditjeje të madhe si Taulant Seferi, një tjetër zyrtarizim i madh vjen për bardheblutë. Bëhet fjalë për Tim Vayrynen, i cili formosi si lojtar i lirë për kampionët e Superires pas përfundimit të kontratës me Helsinkin.

Por “Tuttomercatoweb“ zbulon edhe prapaskenat e këtij transferimi. Tirana nuk ka qenë e vetmja skuadër e interesuar për shërbimet e sulmuesit që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Finlandës. Në garë për 27-vjeçarin ishin edhe dy klube italiane, Askoli dhe Virtus Entela.

Megjithatë ekipet e Serisë B nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, për këtë arsye duket se Vayrynen ka vendosur të zgjedhë një ekip kampion si Tirana se sa ligën e dytë të futbollit italian.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %