
“Ua prishëm planet rusëve, jemi në avantazh”, presidenti i Ukrainës më në fund sheh shpëtim
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur së fundmi një tjetër fjalim përpara qytetarëve të tij. “Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses armiqtë. Betejat vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë”, tha ai në një video-mesazh
Zelensky konfirmoi se Kievi dhe qytetet kryesore rreth tij ishin ende nën kontrollin e usht.risë. “U kemi prishur planet. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh”, bëri të ditur me krenari ai.
Më tej ai tha se Rusia ka gjuajtur zonat e banuara me ra.keta: “Shkat.ërrimi i ndërtesave të banimit është argumenti përfundimtar që bota të jetë pranë nesh në ndalimin e pusht.uesve”.
Ai tha gjithashtu se Ukraina ka fituar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. “Tani ka ardhur momenti vendimtar për t’i dhënë fund diskutimeve shumëvjeçare për anëtarësimin e Ukrainës në bllok”.
Zelensky u bëri thirrje përsëri ukrainasve që t’i rezistojnë pushtimit rus. “Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatë.rroni ata, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen në Ukrainë, kthehuni për të mbrojtur Ukrainën”, tha presidenti.
Duket qartë se presidenti po i motivon në maksimum njerëzit e tij dhe deri tani ia ka dalë. Në terren situata është problematike, por ende jo edhe aq e zymtë për popullin ukrainas.