Ukrainasit bëjnë shpikje: Dasmë me lule dhe vello për nusen, i bekon legjenda Klitschko!

Koha leximit:46 Second

Ukraina këto ditë ndodhet në një situatë aspak pozitive. Shteti po qëndron që prej 24 shkurtit, kur forcat ruse u futën në vend me idenë e qartë kapjen e saj.

Rezistenca e popullit ukrainas është për t’u lavdëruar. Humbjet janë të mëdha dhe heronjtë janë të shumtë, por Ukraina qëndron akoma dhe po ia del.

Mesazhet që vijnë nga shtet janë fantastike. Nuk i njinim, por populli ukrainas është shumë vital dhe po na dhuron shumë në të gjitha aspektet.

Ngjarja e fundit vjen nga fronti, aty ku jeta vazhdon, pavarësisht gjithçkaje. Një dasëm ka ndodhur në mes të dy personave që po mbrojnë Ukrainën.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka bekuar çiftin më të ri. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në kushte krejtësisht të pafavorshme.

Me lule në duar, nga një gotë për dolli dhe një fjongo të bardhë, por pa vel. Veshjet ushtarake janë kostumi më dinjitoz i ukrainasve në këto momente.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %