Ukrainasit zënë rob rusin dhe i japin për të ngrënë, kjo video tregon domethënien e fjalës njeri

Koha leximit:1 Minute, 6 Second

Videoja që do të shihni më poshtë është një nga gjërat më të bukura që ju kanë parë sytë ndonjëherë. Ajo që po ndodh në Ukrainë këto ditë mund të jetë një nga javët më të dokumentuara, pasi falë teknologjisë, qytetarët nuk kanë reshtur së filmuari.

Së fundmi, në mediat sociale është publikuar një video në të cilën shfaqet një rus i dorëzuar. Mesa kuptohet nga pamjet, pasi është dorëzuar, qytetarët e Ukrainës i kanë dhënë ushqim dhe çaj të ngrohtë.

Jo vetëm kaq. Më pas ata i kanë krijuar edhe mundësitë që të telefonojë nënën në Rusi dhe ta njoftojë që është mirë. Rusi ka folur me video me të ëmën dhe e ka qetësuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telemedia.al (@telemedia.al)

Pamjet tregojnë edhe një herë humanizmin e njerëzve në Ukrainë dhe dëshmojnë që vetë njerëzit nuk duan probleme me askënd, por të jetojnë të qetë.

Shihni mirë këto pamje dhe reflektoni gjithsecili për veten. Kjo video nuk ka lidhje vetëm me ngjarjet aktuale në Ukrainë, por edhe për jetën e përditshme, edhe në paqe.

Mirësjellja, përkujdesja dhe empatia për ata që të rrethojnë janë vlerat, me të cilat duhet të edukojmë brezat e rinj. Kështu duhet të sillemi edhe në ditë të mira, edhe në ditë të këqija. Jemi njerëz!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %