
“Unë adhuroj Luana Vjollcen”, Arjan Konomi tregon pëlqimin e saj
Herë pas here me videot nga “Shiko Kush Luan”, Luana rikujton emocionet e bukura. Ajo ka njoftuar se do të rikthehet shumë shpejt, ndonëse kjo s’ka ndodhur ende.
Në orët e para të mëngjesit ajo ka publikuar një kujtim me Arjan Konomin, i cili në “Përputhen” ka pranuar se e ka adhuruar Luanën nga larg dhe ka menduar ta takojë atë.
Një kujtim i një viti më parë, të cilin Luana e ndau mbase për të ndjerë sërish të njëjtën kënaqësi si herën e parë qe e ka dëgjuar e mbase sepse studiot dhe dritat e Top Channel i mungojnë tani që nuk është më aty.
“Shiko Kush LUAN”, nuk u kthye me sezonin e ri këtë sezon por vazhdon të kërkohet nga shikuesit. Programi nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës vazhdon të mbes një nga tv show-t më të shikuar dhe klikuar nga publiku shqiptar.
Lojërat dhe situatat qesharake që zhvilloheshin gjatë emisionit kanë bërë që publiku shqiptar të shohë të famshmit ndryshe ngaqë i shohim zakonisht.
Idetë kreative të SHKL duket se janë inspirim edhe për kolegët brenda Top Channel, siç është rasti i rubrikës “Dielli apo hëna” në E diell.
Koncepti është identik me programin e Luana Vjollcës, që nga ndarja e ekipeve në dy grupe dhe garat me njëri-tjetrin.