
Ups! Fustani tradhton Beniadën dhe dalin ca gjëra që… s’duhet të dalin
Modelja Beniada Nishani është një ndër konkurrentet më të dashura të Big Brother VIP. Ajo njihet për qëndrimit e saja pa komplekse, madhe edhe karrierën e nisur te një nga revistat më të lexuara në Itali.
Mbrëmjen e djeshme, teksa po përgatiteshin për spektaklin, Beniadës i ka ndodhur një incident në dhomën e grimit. Teksa po kujdesej për fustanin e saj, në një moment bukuroshja ka ekspozuar më shumë se sa duhet nga trupi i saj.
Mund të dallohet në foto që ajo nuk e paska parashikuar që fustani lë vend për imagjinatën e njeriut, sepse është mjaft i hapur, sidomos kur ajo lëviz.
Nuk ka faj, sepse trysnia në Big Brother është e madhe dhe ajo nuk mund të parashikojë të gjitha gjërat që mund t’i ndodhin gjatë lëvizjeve të trupit.
Ja që është e vështirë të jesh perfekte 24 orë në 24. Trupi i saj është fantastik, por këto gjëra të vogla vecse e shtojnë edhe më shumë kërshërinë njerëzve.
Kujtojmë që Beniada është një ndër 4 finalistet e këtij edicioni të Big Brother VIP. Ajo nuk konsiderohet favorite për ta fituar, por gëzon mbështetje të madhe.