“Urime për Sanremon moj”, Arjola ironizon keq fare Antonelën në studio

Koha leximit:50 Second

Arjola Demiraj dhe Antonela Berisha kanë qenë personazhe që kanë bërë xing dhe kanë patur goxha debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por duket se këto debate vazhdojnë edhe sot.

Burime për Kryefjala.com kanë treguar se në xhirimet e emisionit “Post Big Brother VIP” Antonela ka filluar të hedhë kunja kundrejt Arjolës.

“Urime për fustanin, urime për flokët”, i është drejtuar bukuroshja shkodrane. Këto kunja janë pasuar nga Arjola, e cila i ka thënë: “Urime për Sanremon!”

Rikujtojmë se Antonela u përfol se do të merrte pjesë në Sanremo, madje mediat raportuan sikur do bënte një dalje serioze në skenën më të admiruar të shqiptarëve.

Problemi është se ajo u shfaq vetëm pak kohë në një emision shtesë, në një televizion të dorës së tretë në Itali me emrin “Odeon”.

Më saktë, Antonela ka qenë pjesë e një rubrike në funksion të Sanremos, duke pritur yjet e muzikës italiane dhe jo vetëm në tapetin e kuq. Aspak keq, por ndoshta mediat e tepruan pak.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %