Vajza ruse flet për emisionin shqiptar: “Unë jam me Ukrainën, jemi një familje, nuk e dua këtë…”

Koha leximit:46 Second

Shtetësja ruse Kseniia Gulomalieva u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në këtë situatë përkrah Ukrainën.

“Për momentin jemi të gjithë të trishtuar dhe askush nuk do që të ndodhë kjo situatë kështu. Në këtë moment unë mbështes Ukrainën”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës vajza tregoi se për momentin ndodhet në Stamboll, por e gjithë familja e saj është në Rusi dhe shqetësohet për të ardhmen e tyre.

Ajo u shpreh e sigurt se, nëse do të ishte në Rusi, patjetër që do të dilte në protestë kundër qeverisë për veprimet e fundit ndaj Ukrainës.

“Po, do të dilja në protestë, sepse ne jemi një familje”, u shpreh ajo me bindje të plotë për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.

Kjo intervistë tregon qartë se në Rusi janë të dyjëzuar, nëse duhet vazhduar me këto veprime që po ndodhin në Ukrainë apo jo. Në fakt, a ka popull që e do këtë situatë?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %