
Vajza surprizon nënën për 80-vjetorin: Nuk mund të të mbuloj me flori
Në 80-vjetorin e nënës së saj, zonjës Shemsije, Lindita ka një falenderim për të në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika e njohur e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Pas rrëfimit të historisë së vështirë të dy prindërve të saj, ajo dëshiron ta lumturojë sadopak në një përvjetor kaq të rëndësishëm.
Lindita: Ti je një nënë që na ke bërë krenare që nga fililmi, që nga jeta jote me babin e deri tani. Je një grua e ndershme, e pastër, punëtore.
Ke rritur fëmijët me vuajtje, si gjithë nënat shqiptare që janë heroina. Unë jam krenare për ty, por dua të jesh pak më e gëzuar tani që babi nuk është më se e di që humbja e tij…
Unë shpresoj që t’ia kem arritur qëllimit që të të bëj ty të lumtur se ti e di që unë nuk kam punuar në Shqipëri, rrija në shtëpi, atje punoj pak nuk kam pasur asnjëherë sa të bëj aq sa meriton një nënë, të të mbuloja me flori e gjëra, nuk kam pasur mundësi të të bëj ndonjë dhuratë të madhe, por shpresoj t’ia kem arritur sadopak.
Shemsije: Unë jam shumë e kënaqur se kam rritur pesë fëmijë, i themi ne korçarët “e kam ballin e faqen të hapur” të shkoj kudo. Jam shumë krenare për këtë që më bëri Shqipëria ime, e shpirtit, e zemrës.
Këtu i rrita pesë fëmijët e mi, kam punuar 25 vjet e vuajtur, e rraskapitur, por nuk më vjen keq sikur jetën ta jap sot se i kam të gjithë krenarë.