“Vajzat kryejnë marrëdhënie jashtë dhe duan të lidhen me mua”, Kristi flet hapur

Koha leximit:1 Minute, 43 Second

Kristi Aliaj ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’, ku tregoi paralelet mes një jete sentimentale në Shqipëri në krahasim me atë që ka jetuar në Belgjikë. Sipas tij, mentaliteti i shqiptarëve është i rrethuar nga një shtresë fasade.

Ai shprehu se populli shqiptarët duan vlerat dhe klasin në marrëdhëniet e tyre personale, por vëmendjen ua kap banaliteti. “Ka super fasadë. Është paradoks: shqiptarë që duan të shikojnë gjëra klas, por te klasi nuk kanë interes. Por kur shohin gjëra fizike, aty shkon shumë vëmendje. Komentohet shumë, komentohet për keq”.

Tashmë prej 4 muajsh pjesë e një reality show me në qendër dashurinë, Kristi shprehu se e ka pasur të vështirë të gjejë veten te ato që mund të jenë partneret e tij potenciale. Por një pyetje e moderatorit Ermal Peçit e vendosi në siklet. A ka kryer ai marrëdhënie sek.suale në këto katër muaj, apo e ka të ndaluar me kontratë?

“Nuk besoj se do shkonin kaq larg sa të kontrollohemi. E di ku është problemi? Unë të kem apo ajo të ketë marrëdhënie gjatë periudhës që në jemi në reality show, nuk e pengon që të lidhet me mua. Fakti që unë mund të kem marrëdhënie jashtë programit, nuk e finalizon interesin që unë mund të kem për një vajzë në show dhe e anasjellta”, – tha ai duke e lënë evasive përgjigjen.

Megjithatë Kristi shprehu se ka bindjen që shumë vajza të programit të kenë kryer marrëdhenie. Problematike për të nuk është akti, por sic tha edhe vetë, hipokrizia dhe shtrija e një situate të kundërt.

“Unë jam i sigurt që të gjitha ato vajza që janë aty kanë marrëdhënie sek.suale jashtë show-t. Ka hipokrizi sepse shesin një maskë sikur duan ta sakrifikojnë atë kohë për ty.”

Në lidhje me preferencat e tij, si do të ishte vajza perfekte në krahët e Kristit? “Duhet të ketë një lloj interesi kundrejt botës sime, kjo mjafton. Nuk duhet të jetë artiste, por të ketë një lloj dinjiteti dhe vlera dhe që më ofron interes dhe emocione për gjërat që bëj unë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %