Veshja e fundit e Bleona Qeretit në “Love Story” kushton… sa qimet e kokës!

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka disa muaj që është zhvendosur në Shqipëri. Ajo është pjesë e spektaklit “Love Story”, duke lënë në pauzë të përkohshme karrierën në SHBA.

Në çdo dalje publike, Bleona tërheq vëmendje, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe herën e fundit. Këngëtarja është shfaqur e veshur me një kostum të zi të markës “Dolce and Gabanna”, vlera e të cilit është mjaft e lartë.

Faqja “Mes për mes” në Instagram, kanë bërë të ditur se ky kostum i saj kushton rreth 3,154 euro. Ndërkohë, ajo kishte vendosur edhe vathë të markës “House of Emmanuele”, të cilat kapin vlerën e 545 eurove.

Në rolin e opinionistes në “Love Story”, Bleona ka zgjedhur të uroj gjithë mësuesit dhe nënat me rastin e festave. Mes të tjerash ajo tha se mezi pret të bëhet nënë.

“Të gjithë mësuesve doja t’i uroja gëzuar festën e 7 Marsit. Nesër femrave festën e 8 Marsit. Ky është një ‘shoë’ i cili ka si qëllim t’i fuqizojë femrat jo t’i uli poshtë.

Vajza, gra kudo që jeni, duajeni trupin tuaj, veten tuaj dhe jeni të respektuara. Unë personalisht jam shumë e lumtur që jam sonte këtu dhe mezi po pres momentin që të bëhem nënë vetë”- është shprehur Bleona.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %