
“Se me kë ngjan”: rrjeti nuk fal asnjë presje, bëhet meme veshja e Donaldit në finale
Koha leximit:39 Second
Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve veshja e aktorit Donald Veshaj që kishte zgjedhur për spektaklin e natës finale.
Ai kishte veshur një kostum gri dhe shumë të gjerë. Kjo u komentua gjerë në rrjet, u bë meme dhe u krahasua me figura të ndryshme që në të shkuarën kanë veshur të njëjtën gjë.
Donaldin e kishim parë vetëm me xhinse të gjera dhe bluza të varura. Ai ndihej mirë ashtu.
Por veshja e djeshme ka krijuar hilaritet të madh në rrjet. Është aluduar për Ramën dhe Hoxhën.
Dihet që Veshaj ka një simpati për Ramën, ose ky i fundit për të. I kemi parë bashkë në një spot.
Donald Veshaj doli i dyti në Big Brother VIP Albania 2021. Të gjithë e prisnin fitues por ja që nuk doli ashtu.