(Video) Armando Broja u tregon anglezëve si ta shqiptojnë emrin e tij

Koha leximit:1 Minute, 7 Second

Armando Broja po ndiqet me interes të lartë në Premier League. Me paraqitjet e bëra deri më tani ka bindur shumë specialistë të futbollit anglez për të thënë hapur se përpara e pret një e ardhme e shkëlqyer.

Emri i tij është lakuar në gojën e shumë personave, por shpesh herë jo në mënyrën korrekte. Për këtë arsye, është pyetur vetë sulmuesi shqiptar: “Si duhet të të thërrasim”? Broja u shuan kureshtjen anglezëve, teksa u mëson se si shqiptohet në mënyrën e duhur emri i tij.

Armando Broja padiskutim po jeton një nga eksperiencat e tij më të mira futbollistike në kampionatin anglez si i huazuar me fanellën e Southampton.

Ylli shqiptar me paraqitjet e tij ka “mahnitur” të gjithë, ndërsa tashmë edhe statistikat e thonë diçka të tillë.Deri tani 20-vjeçari ka arritur të shënojë 6 gola në 21 takime të luajtura,

ku 13 prej tyre të nisura si titullarë, ndërsa për 90 minuta në fushën e lojës ka qëndruar në vetëm 3 takime. Broja është kthyer në problemin kryesor të mbrojtjeve kundërshtare.

Shpesh, ai ka shkëlqyer në fushë, duke i bërë mbrojtësit të “dorëzohen” përballë shpejtësisë dhe klasit të xhevahirit të kombëtares shqiptare. Jemi fatlumë që e kemi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %