Video: Bebe Rexha del më tërheqëse se kurrë, bën fushatë për vajzat e kolme

Koha leximit:57 Second

Bebe Rexha, e cila po korr sukses të padiskutueshëm në Amerikë, është bullizuar shpesh herë për shkak peshës së trupit që ajo ka.

Trupi i plotë dhe i mbushur i këngëtares nuk e ka penguar aspak Bebe Rexhën e cila jo vetëm që nuk është mërzitur nga paragjykimet, por edhe dërgon mesazhe motivuese për vajzat që ndihen si ajo duke thënë se nëse je mirë me vetën tënde asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Në një postim në Instagram, Bebe Rexha shihet me disa vajza të tjera me forma të ndryshme trupore, të veshura me të brendshme ku përcjell mesazhin që kilogramët e tepërt nuk të pengojnë të dukesh bukur.

Bebe Rexha në mbështetje të vajzave të kolme e vazhdon ta bëjë këtë fushatë. Ajo nuk e ka fshehur kurrë origjinë e saj shqiptare duke na krenuar gjithmonë. VIDEON E GJEN KETU

Bebe e mbështet shumë vendin tonë dhe nuk harron të lëshojë thirrje mbështetëse për Shqipërinë e Kosovën sa herë i jepet mundësia.

Rexha ka thyer shumë rekorde me videon e saj duke marrë shumë shpërndarje. Bebe pritet të nxjerrë shumë shpejt në treg këngën e saj më të fundit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %