VIDEO: Donaldi e imiton 100% Triksën, Beniada qesh me lot

Koha leximit:56 Second

Në lojën me pantomime banorët e Big Brother VIP duhet të shpjegonin vetëm me shenja pa folur emrin që i thotë grupi kundërshtar.

Radha ishte e Donaldit i cili u mundua t’i shpjegonte Einxhelit Beatrixin vetëm me shenja. Të qeshurat e Beniadës nuk munguan, pasi ajo e dinte vështirësinë që do të kishte Donaldi në shpjegimin e Beatrix.

Ai gjeti një mënyrë tjetër duke treguar vendin ku rrinte Trixa dhe me kë rrinte. Einxhel nuk u mundua shumë duke e gjetur që Trixa ishte ajo për të cilën bëhej fjalë. SHIKO VIDEON

Na ndajnë vetëm 24 orë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe tensioni sa vjen e shtohet më shumë. Kjo situatë nuk po ndjehet vetëm mes banorëve në shtëpi, por edhe jashtë fansat po lobojnë fuqishëm.

Së fundmi, një banderolë është vendosur në qytetin e Vlorës, në të cilën është fotoja e Donald Veshajt. ‘Vlora është më ty Donald’, shkruhet sipër fotos.

Kujtojmë që bashkë me Donaldin në finale janë Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira. Nuk na mbetet veçse të presim se kush do të jetë fituesi i çmimit të parë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %