VIDEO: Donaldi e nxjerr 100 mijë euroshin për një natë, del në skenë me Romeon para qindra fansave

Koha leximit:1 Minute, 2 Second

Nuk fitoi dot Big Brother VIP dhe trofeun 100 mijë euro, por fitoi mijëra zemra të shqiptarëve në mbarë botën. Donald Veshaj është njeriu i momentit në Shqipëri.

Buja e tij në programin më të ndjekur në historinë e televizioneve shqiptare është aq e madhe, saqë një natë pas finales aktori është ftuar te “Cinco Cavalli” bashkë me vëllain e tij Romeo.

Elgit Doda sonte ishte i ftuar të performonte në këtë lokal të famshëm dhe miqësia e tij me familjen Veshaj ka bërë që mbrëmja e sotme të ishte fenomenale, sepse ai ka marrë me vete edhe binjakët.

Deri tani kanë qarkulluar fotot dhe videot e para të dyshes Donald-Romeo. Mijëra fansa janë duke i ndjekur drejtpërdrejt në disa video live në Instagram.

Ndërkohë, qindra të tjerë janë në lokal sonte, duke dëgjuar tingujt e muzikës së Elgitit dhe duke u argëtuar me humorin e dy aktorëve të talentuar.

E vetmja gjë që na mbetet dilemë akoma është se ku do t’i shohim ata në sezonin e ri televiziv. Spekulohet se Donaldi e ka refuzuar ofertën e Top Channel, sepse priste të dilte fitues mbrëmë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %