Video emocionuese: Shqiptarët zgjohen dhe fikin makinat në mes të rrugës!

Koha leximit:53 Second

Aktori i humorit, Florian Binaj, sot iu bashkua protestës së qytetarëve shqiptarë kundër rritjes së çmimit të naftës përpara Kryeministrisë.

“T’u tregojmë qytetarëve që nuk ulen çmimet duke qëndruar në kafe. Nuk ulen çmimet duke bërë buzët dhe duke blerë klikime në instagram”, u shpreh aktori i “Portokallisë”, gjithmonë aktivist.

“U them të rinjve që nuk është Instagrami atdheu juaj, prandaj ju them hejdeni këtu bashkë me ne. Të gjithë ata që kanë ardhur këtu mund të përballojnë atë çmim, por kanë ardhur edhe për ata që nuk e përballojnë”, shtoi Binaj me vetëbesim.

“Shqiptarët kur u ngritën rrëzuan edhe dikta.turën, kështu që shqiptarët mund të ulin taksat nëse bashkohen. Kjo duhet të fillojë sot, por nuk duhet të mbarojë këtu. Duhen protesta”.

Flor Binaj para pak minutash postoi një video me mbishkrim “Po zgjohet qytetaria”. Në video shihen qytetarë, të cilët po protestojnë duke fikur makinat në rrugë.

Kjo protestë ishte e vonuar, madje, duke marrë parasysh faktin se rritja e naftës ka ndodhur me ritme të pakontrolluara nga shteti, si asnjëherë në histori.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %