
VIDEO | Giroud ikën i fundit nga stadiumi, lumturia e tij me tifozerinë! Pastaj poston të çarën e thellë. “Më duhen disa qepje…”
Fitore e bukur, fitore e zemrës. Milani mundi Napolin 1-0. Një sukses që vlen 3 pikë themelore për garën për Scudetto. Tani Milani është rikthyer në krye të renditjes në Serie A.
Pas ndeshjes, protagonisti francez Giroud foli me mikrofonat e DAZN. Olivier u shpreh absolutisht i kënaqur me golin, por mbi të gjitha me fitoren e ekipit që mban gjallë shpresën e kampionatit. Më poshtë janë temat dhe deklaratat e ish-sulmuesit të Chelseat:
Çfarë do të thotë fitorja e sotme: “Vlen shumë, 3 pikët vlejnë shumë sepse ishte një ndeshje kundër një rivali për Scudetton. Jemi këtu, fitorja nuk ishte vendimtare, por ishte shumë e rëndësishme të gjejmë 3 pikët. E nisëm lojën shumë mirë, me shumë guxim. Ne ishim të fokusuar deri në fund dhe mendoj se e merituam”.
Për golin e fitores: “Gjithmonë përpiqem të bëj punën time kur jam në fushë, gjithmonë përpiqem të jem në vendin e duhur në kohën e duhur.
Në pjesën e parë mund të kishim luajtur më mirë në kundërsulm, dhe veçanërisht në pasimin e fundit. Por ne bëmë mirë punen, bëmë shumë mirë në mbrojtje dhe të gjithë bashkëlojtarët e mi punuan shumë dhe e merituan”.
Minchia #Giroud pic.twitter.com/1RUm726MlS
— Bruno (@BrunoG79_) March 6, 2022
Për Scudetton: “Sigurisht që mund ta besojmë. Jemi tre skuadra në tre pikë, kështu që mendoj se do vazhdohet… Nuk dua të flas tashmë për Scudetton, por është e qartë që ne mendojmë për të dhe shpresojmë. Edhe në Kupën e Italisë. Ne jemi ambiciozë”
Për konkurrencën mes tij dhe Ibrahimovic: “Nuk dua të mendoj se kush do të luajë. Puna ime është edhe të jem vëlla i madh për të rinjtë, kemi shumë cilësi por ndonjëherë duhet t’u japim këshilla. Unë e di rëndësinë e komunikimit dhe ballafaqimit me njëri-tjetrin”
#ACMilan at the top, Milan #Pioli, snatches value and respect, no matter how everyone tries to prove the opposite.. there is no escape from the #Rossoneri, who imposes his right realistically without illusions or weakness to get the #Scudetto#MilanNapoli #Giroud #SerieA pic.twitter.com/dxrWKWy9LG
— Hasan fayad (@HasanFayad10) March 6, 2022
Për dëmtimin e pesuar: “Më duhen disa te qepura (qesh) Jam pak i mërzitur, por jam i lumtur për golin dhe për tifozët”.
Ai i iku i fundit nga stadiumi dhe madje pati edhe nje feste “private” me tifozerine kuqezi qe kishte shkuar ne numer ne Maradona Stadium sonte…