
Video-monolog i rrallë nga Olti Curri, ironizon Fjolla Morinën dhe shqiptarët
Opinionisti dhe tekstshkruesi shqiptar, Olti Curri, së fundi ishte i ftuar në emisionin ‘Oxygen’ në Kosovë, ku ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tij personale dhe karriera.
Olti zgjodhi që hyrjen e emisionit ta bënte me një monolog ndryshe, duke ironizuar këngëtaren shqiptare të Kosovës, Fjolla Morinën, por edhe krejt showbizin shqiptar.
Në vargjet e tij, opinionisti u shpreh se Fjolla ishte e para që pa fije zëri u bë këngëtare, duke bërë klipe e më pas edhe koncerte.
“Në Bibël, e para thuhet e para ishte fjala. Tani lëre cfarë thotë bibla, ca themi ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, kush ishte e para?” e nisi Olti monologun.
“E para për shqiptarët ishte Fjolla. Po, po, Fjolla, Fjolla Morina. Ishte hera e parë që një njëri pa fijen e zërit u bë këngëtare bënte klipe bënte edhe koncerte”, tha Olti.
Madje, Olti u shpreh se gjatë kohës që lexon revistat e huaja mund të shohësh për këngëtaren e bukur Adriana Limën, ndërsa te shqiptarët ishte Fjolla e cila zgjoi interesim për publikun pas secilit veprim që ajo bën në mënyrën e saj.