Video: Prindërit e Elvana Gjatës nuk duan t’ia dinë fare për këngën e saj të re

Koha leximit:57 Second

Elvana Gjata do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me këngëtarin Bardhi dhe DJ Gimi. Një pjesë e vogël e këngës ka qarkulluar që sot në rrjete sociale dhe duket se do të jetë një hit i padiskutueshëm.

Elvana ka publikuar një video në Instagram, ndërsa iu tregon projektin e ri prindërve të saj, por vëmendjen e ka marrë reagimi i tyre moskokëçarës.

Babai i këngëtares po flet në telefon, ndërsa e ëma po shkruan në telefon. Asnjë nga të dy nuk i ka dhënë vëmendjen e merituar Elvanës.

Situatën qesharake ajo vendosi ta ndajë dhe me ndjekësit. Vajza e rekordeve publikoi katër javë më parë bashkëpunimin me Mozzik të titulluar “S’ka” dhe brenda kaq pak kohe ka mundur të grumbullojë 10 milionë klikime.

Presim si do të jetë bashkëpunimi i radhës, edhe pse nuk kemi pikën e dyshimit që do të jetë sukses i garantuar në Youtube, radio dhe në televizionet shqiptare. Kjo nuk ka diskutim.

Nëse doni të shihni se si kanë reaguar prindërit e saj për projektin e ri muzikor, klikoni fjalën VIDEO dhe e sigurt që do qeshni me lot. Elvana ka vërtet sens humori.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %