Shkodranët gjejnë zgjidhjen në Mal të Zi, boshatisin karburantet për 6 orë

Koha leximit:54 Second

Shqiptarët e veriut kanë nisur menjëherë me “reformat” e para pas rritjes së pabesueshme të cmimit të naftës. Shkodranët po bëjnë turizëm nafte në Mal të Zi.

Sipas gazetarit të Top Channel, Klodian Zhivani, me qindra shqiptare perfitojne nga nafta shume ma e lire ne Ulqin e Tuz, ku nafta kushton deri ne 700 leke te vjetra per liter.

“Sot, nje nder pikat ma te medha te Lukoil ne shtetin fqinj, per 6 ore u mbyll. Nuk kishte asnje pike nafte. 30 mijë litra nafte dhe benzine per 24 ore nuk i mjaftojne nje karburanti atje”, shkruan gazetari shkodran.

Duket si humor tipik nga ato të estradës shkodrane, por në fakt nuk është kështu. Po flasim për ngjarje të vërteta, që ndodhin në vitin 2022.

Shkodranët e gjetën një zgjidhje momentale, të paktën për 6 orë, derisa shteruan karburantin në Tuz. Po shqiptarët e qendrës apo të jugut të Shqipërisë, si do e zgjidhin?

Eshtë fatkeqësi që të shohim nga fqinjët, të cilët kanë 6-fish më pak banorë se ne dhe në shumë aspekte na duhet t’i marrim shembull.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %