VIDEO: Shqiptari futet në Kiev për të shpëtuar një 19-vjeçare, që mbeti e bllokuar

Koha leximit:51 Second

Esat Hamiti nga Kosova, me banim në Francë, bashkë me mikun e tij, Brice Auert, kanë fluturuar drejt Ukrainës, për të shpëtuar një 19-vjeçare, e cila ishte nën bom.bardimet e Kievit.

Alina, 19-vjeçare ukrainase, kishte mbetur e vetmuar dhe e bllokuar në vendlindjen e saj, pasi familja e saj pak ditë më parë ishin larguar për në Francë.

Misioni i tyre për të shpëtuar Alinën ishte miratuar nga Gjykata në Sarregueminese të Francës. Pra, nuk ishte një lëvizje e paplanifikuar, por krejtësisht legjitime.

Siç raportohet nga mediat franceze, prindërit e saj dhe vëllezërit kishin ikur para disa ditëve në Francë, teksa ajo kishte mbetur e vetme në periferi të Kievit.

Hamiti sot ka folur lirisht për mediat franceze, duke përshkruar sfidat për të arritur te Alina, ku edhe kanë arritur në fund që ta shpëtojnë me sukses.

Lajme dhe histori të tilla janë fantastike. Tregojnë sa zemër dhe guxim kanë shqiptarët, sidomos shqiptarët e Kosovës, të cilët e dinë mirë kuptimin e këtyre 11 ditëve që po kalojnë ukrainasit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %