
Vip Magazine publikon sondazhin: Fituesi i Big Brother ka 58% të votave
VIP Magazine është uebsajti i radhës, i cili ka organizuar sondazhin për fituesin e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania në Top Channel.
Në garë për çmimin e madh prej 115 mijë eurosh janë Iliri, Beniada, Donaldi dhe Einxhel. Fituesi do të shpallet më 18 shkurt, pas dy ditësh, pra të premten mbrëma rreth mesnatës.
Deri tani, procesi i votimit është krejt i parashikueshëm. Donaldi duket shumë favorit për ta fituar trofeun, pasi gëzon shumicën e mbështetjes së publikut.

Aktori i humorit nga Vlora deri tani ka marrë 1672 vota ose 58% të totalit. Pas tij renditet balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri.
Ky i fundit ka marrë 843 vota ose 29% të totalit. Pëlqyeshmëria e tij në publik nuk diskutohet, por nuk krahasohet me atë të Donald Veshajt.
Dy shoqet e ngushta dhe njëkohësisht finaliste, Einxhel dhe Beniada, renditen në vendin e tretë dhe të katërt. Einxhel ka 195 vota, kurse Beniada 151.