Xhemi Shehu tregon sikletin më të madh si prezantuese e Portokallisë

Koha leximit:52 Second

Xhemi Shehu, ka treguar për herë të parë një ndër momentet më të sikletshme që i ndodhte herë pas here në fillimet e saj si moderatore e “Portokallisë”.

Gjatë një interviste për “Ëndërrtjerrësit”, ajo u shpreh se ka pasur zakon që të thoshte shpeshherë fjalën “mirë’ ose “okay”, për të lidhur situatat me njëra tjetrën.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer regjisorit të “Portokallisë”, por duket se Xhemi e kishte të vështirë ta hiqte si zakon pasi e bënte përsëri kur transmetohej “Portokallia”.

“Unë kam pasur një zakon, që kur flisja dhe përcillja aktorët në skenë për të prezantuar numrin e radhës, kisha atë fjalën ‘mirë’ ose ‘okay’, për të lidhur situatat.

“Thoshte se dukesha si zyshë me atë ‘mirë’. Ma thoshte në mbledhje, në dark unë prapë, më dilte një ‘mirë’ edhe ndërkohë kisha një pauz se mendoja regjisorin që më thoshte ‘po çfarë të thashë unë sot’.

Ndërkohë unë shaja veten time. Imagjinoja regjisorin dhe thoja shyqyr që mbledhja është të hënën ishalla i kanë zbrit nervat të dielën.”– u shpreh Xhemi Shehu.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %