Xhensila zbulon të preferuarin e saj në Big Brother

Koha leximit:51 Second

Big Brother VIP është trendi i momentit. Ky program televiziv ka mbajtur shqiptarët si magnet para televizionit, mes tyre edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Bukuroshja dje na zbuloi emrin e banorit që ajo dëshiron të dalë fitues. Si pak artistë në vend, të cilët duket sikur janë fiksuar pas Donaldit, Xhensila ka një emër tjetër si të preferuar.

Përmes Instagramit, artistja tha se do donte që Beniada ta merrte çmimin e madh. Veç kësaj, Xhensila e quajti modelen yll në postimin e saj në InstaStory. E kush nuk e ka qejf Beniadën?

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Dje ishte gjysmëfinalja, kurse finalja e madhe do të jetë të premten që vjen, 18 shkurt.

Trofeu i madh është 115 mijë euro, por shifra mund të ndryshojë sërish. Finalistët do të marrin 10 mijë euro për kokë. Madje, edhe fituesi do ta përfitojë këtë shifër.

Favoritët për trofeun janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Koreografi ka mbështetës nga publiku i televizorit, kurse Donaldi mbështetës nga rrjetet sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %