Yjeeeee! Big Brother rikthehet më shpejt se e prisnit, në mars prapaskenat e mëdha

Koha leximit:53 Second

Për të gjithë të apasionuarit pas Big Brother Vip, Top Channel ka vendosur që shumë shpejt ta rikthej atë.

Kësaj rradhe jo në formën e një reality show por në formën e një dokumentari televiziv. Stafi i këtij produksioni po punon për realizimin e këtij dokumentari i cili në vemendje do të ketë të gjitha prapaskenat e këtij edicioni.

Ky dokumentar do të na tregoj që nga realizimi i këtij formati, konsultat me përfaqësues të Endemol, rregullat strikte, lojërat psikologjike të ndërtuara enkas për të sjellë dinamika brënda shtëpisë

si edhe ngjarjet e papritura që duhet të përballet produksioni pa ndikuar rrjedhshmëri e spektaklit. Rrëfimet e banorëve, cilët janë njerëzit që “luajnë” me psikologjinë e tyre në dhomën e rrëfimit, si edhe sa ndikim ka produksioni në dinamikat brënda shtëpisë.

Rregjisor i këtij dokumentari do të jetë po Eduart Grishaj i cili realizoi edhe edicioni e parë të këtij formati.

Mendohet që ky dokumentar të dal në transmetim në fund të Marsit, por ende nuk është vendosur një datë përfundimtare nga drejtuesit e Top Medias. /PAMFLETI

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %