Ylli Limani refuzon Ilir Shaqirin për të kënduar me të bijën dhe ka një arsye

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Ilir Shaqiri ka folur shpesh gjatë 4 muajve të tij në Big Brother për talentin e vajzës së saj në muzikë, duke kërkuar nga këngëtari i njohur Ylli Limani një bashkëpunim.

Ndërkohë, artisti vetë ka dhënë përgjigjen e tij për herë të parë lidhur me këtë kërkësë, duke thënë se nuk ka asnjë gjë konkrete, por po mendohet.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, ai tha se do kishte patur dëshirë t’ia shkruante një këngë Eadoleshentes Emili, sepse në bashkëpunime është i vështirë.

Megjithatë, nuk e përjashtoi si mundësi. “I kam parë pamjet kur Ilirit ia vendosin këngën e gocës dhe normale që emocionohet, se është prind. Edhe unë emocionohem. Ajo ka një zë shumë të bukur”.

“Bashkëpunim? Nuk është se kemi diçka konkrete. Më shumë kisha patur qejf të kisha autorësinë e këngës së saj. Unë dua ditë, javë, ndonjëherë edhe vite që të më bindë dikush të bashkëpunoj, sepse jam shumë tekanjoz dhe specifik”.

“Unë krijoj rrallë për dikë tjetër, sepse personalisht nuk ndihem mirë. Ti shkruan diçka që të ka dalë nga shpirti dhe ia jep dikujt. Unë dua të jem në paqe me vete, sepse je duke i plotësuar dikujt ëndërr dhe duhet të kujdesesh për ta bërë sa më të bukur”, tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %