“Zbrit se kam një hall”, kaq mjaftoi që Dajana Shabani të merrte një Porche nga ish-burri

Koha leximit:1 Minute, 15 Second

Dajana Shabani është një personazh televiziv shumë e drejtpërdrejtë ku për jetën e saj private ka folur aq shumë saqë të gjithë e dinë marrëdhënien e saj që ka patur me ish-bashkëshortin, një marrëdhënie e mirë që ka funksionuar për gati 10 vite.

Dhuratat e veçanta që ajo ka marrë janë vërtetë ëndërr për shumë vajza. Por, ish-bashkëshorti i saj për t’a surprizuar atë krijonte situata të ndryshme, shpesh edhe e bënte “tragjike” momentin.

Genardi: Meqë ra fjala çfarë dhurate ke marrë ti Dajana? Dajana: Unë kam marrë shumë dhurata të bukura dhe e para është kjo unaza që kam vënë dhe e kam fiksim e që nuk e heq.

Pastaj kam shumë dhurata të ish-bashkëshortit tim dhe që të mos kështu reklama janë disa makina shumë të lezetshme që mi ka bërë për Shën Valentin, për përvjetore dhe i ka pas bërë shumë të bukura surprizat.

Psh. Një Porche që ma ka bërë dhuratë ishte kështu…më mori në telefon dhe më tha zbrit zbrit se kam një hall dhe unë hipa në makinë sikur ai kishte vërtetë një hall dhe zbrita me vrap. Më tha a hipe në makinë? Po i thashë, epo e gëzofsh. Pra, surprizat ai i ka bërë shumë të bukura.

Genardi: Paske marrë dhurata shumë të mira eeee. Dajana: Po normale se isha gruaja more Genard, ato 10 vitet e jetës time kush mi kthen mua? Genardi: Po ke bërë qejf pra. Dajana: Po me thënë të drejtën kam bërë shumë qejf!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %