Zelensky del me celular, filmon veten duke mbajtur fjalim në mes të Kievit (video)

Koha leximit:59 Second

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk iu fshihet rusëve. Ka disa ditë që mediat ndërkombëtare shkruajnë për një largim të tij të mundshëm nga Ukraina, por nuk ka shans.

Para pak minutash ai postoi një video ndryshe nga të tjerat, duke thënë se është duke qëndruar në Kiev dhe se nuk është duke u fshehur.

Ai fillimisht u shfaq duke filmuar veten pranë dritares së qëndresës ku po qëndron aktualisht, në Bankova. Ai e filmoi veten me celular dhe më pas plani kaloi te kamera qendrore në zyrë.

“Po, jam duke qëndruar në Kiev. Në Bankova. Pa u fshehur. Dhe nuk kam frikë nga askush. Aq sa duhet për të fituar këtë luftë”, u shpreh Zelensky.

Ai është bërë njeriu i momentit në gjithë botën. Aktualisht jo vetëm po drejton Ukrainën në këtë situatë super të vështirë kundër Rusisë, por po flet me dhjetëra kryetarë shtetesh.

E gjithë bota po e mbështet, por ai këmbëngul se duhet edhe më shumë. Deri tani nuk ka zgjidhje absolute të problemit, por shpresa është që dita e paqes të vijë shpejt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %