Zelensky ndryshon strategji, tani kërkon ndihmën e rusëve me lotë në sy

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar një thirrje për qytetarët e Rusisë, që të vazhdojnë protestat e tyre për të kapërcyer të keqen që po ndodh në Ukrainë.

Në një fjalim me lot në sy, Zelensky tha se kjo nuk është një ngjarje vetëm për lirinë e një populli, por është dhe për lirinë e vetë rusëve. “Kolegët dhe të afërmit tuaj duhet të jenë në gjendje t’ju dëgjojnë.

“Ne jemi ukrainas dhe duam paqe. Shtetas rusë. Ne qëndrojmë jo vetëm për paqen në Ukrainë. Kjo është edhe për lirinë tuaj për jetën tuaj. Nëse heshtni tani, atëherë në të ardhmen vetëm varfëria juaj do të flasë në emrin tuaj. Mos hesht”, – deklaroi Zelensky.

Presidenti theksoi gjithashtu se nga provat e grumbulluara nga ushtarët rus të zënë rob, rezulton që kjo mësymje e Ukrainës ka qenë e planifikuar prej kohësh.

“Ata që u kapën, qindra ushtarë dhe pilotë rusë, na treguan provat, pamë dokumente, prova si harta. Kjo nuk është një e improvizuar. Është e qëllimshme, e paracaktuar. Ata e planifikuan shumë më parë këtë situatë”, tha ai.

Presidenti rus, ndërkohë, ka thënë se do të ndalet vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat e Moskës do të përmbushen. Putini ia tha këtë presidentit turk Erdogan në një telefonatë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %