Zemra është problemi numër 1 i shqiptarëve, flet mjeku i nderuar Ilir Alimehmeti

Koha leximit:1 Minute, 22 Second

Viti 2021 regjistroi shifër rekord fatalitetesh krahasuar me 10 vitet e fundit, por edhe pse një vit pandemik me fokus tek Covid 19, ekspertët thonë se shumica e fataliteteve ka ardhur si pasojë e sëmun.djeve të zemrës dhe të trurit.

Ilir Alimehmeti ka dhënë një shpjegim të argumentuar për këtë temë. Sipas tij, Covid zë një peshë të madhe, por në Shqipëri është infarkti i zemrës dhe i trurit kryesori në një vit në normal 57% e humbjeve të jetës janë problem i zemrës, dhe infakti i trurit.

Falitetiet e shkaktuara nga Covid-19 bazuar në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë janë 15 herë më pak se totali, por ekspertët mendojnë se situata e pandemisë ka ndikuar në rritjen e fataliteteve për shkaqe të ndryshme.

“Te shifrat është dhe ndikimi i pandemisë Covid 19 në mënyrë direkte një përqindje kryesore, që do të thotë humbje jete nga Covid 19 dhe një pjesë janë humbje jete indirekte, nuk janë të sëmurë me Covid 19″.

“Per shkak të sjelljeve tona karshi Covid, kemi shkaktuar një shërbim më të ulët shëndetësor, ulje e vëmendjes nga infa.rkti, ndaj diagnostikimit të kan.cerit në fillime, por u dëmtuan procese të ndryshme që duhet të ishin rutinë”.

Edhe pse situata pandemike në nivel global duket se po shkon drejt shuarjes, ekspertët thonë se ndikimi në këto dy vite ka qenë i madh. Ulja e niveleve të vaksinimit tek fëmijët është një ndër problemet aktuale që do të shfaqë pasoja në të ardhmen.

Problemi numër 1 i shqiptarëve prej vitesh kanë qenë shqetësimet në zemër. Ky organ është më problematiku, kur flasim për humbje jete në vendin tonë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %