Zënë mend, Donaldi e Romeo shfaqen në festën e Big Brother

Koha leximit:1 Minute, 11 Second

Big Brother VIP mori fund dhe fituesi është Ilir Shaqiri. Arbana lexoi zarfin e votave që kanë dërguar shqiptarët dhe fituesi ka fituar me një diferencë të shkurtër.

Iliri dhe Donaldi ishin finalja e madhe e këtij edicioni të parë të Big Brother Vip. Ata ishin dyshja e shumëpërfolur dhe më në fund dolën në televotim kokë me kokë.

Fituesi i këtij edicioni të parë të Big Brother do të marrë 100 mijë euro. Shifër e premtuar nga produksioni i këtij viti, ndërkohë finalistët e tjerë morën 10 mijë euro.

Einxhel ishte podiumi i këtij edicioni duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa simpatikja Beniadë mori vendin e katërt duke u eliminuar e para në finale.

Festa – Big Brother VIP nuk mbaron me kaq, pasi produksioni ka menduar të bëjë dhe një festë të madhe “after party”. Një mesazh është shpërndarë së fundmi te të ftuarit në mbrëmjen festive që do të mbahet më 21 shkurt, tek Plazza, prej orës 20:00.

“Big Brother kërkon t’ju vëzhgojë për herë të fundit pa presion e kamerave dhe pa limit alkooli. Ju ftojmë të festojmë suksesin e sezonit të parë”, – shkruhet në mesazhin tuaj.

Brenda festës – Ne arritëm të futemi e të sigurojmë disa informacione në lidhje me festën. Janë shumë emra që janë në festë, ndërsa konfirmohet se aty kanë shkuar dhe vëllezërit Veshaj, Donaldi e Romeo, të cilët duket se ishin të zhgënjyer nga rezultati.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %