Zgjidhja për Shqipërinë është e thjeshtë: hiqni dorë nga “memet”

Koha leximit:1 Minute, 30 Second

Nëse doni të dini pse qeveria shqiptare nuk heq dorë nga qëllimet e veta dhe nuk bën asgjë për uljen e cmimit të naftës, bëni një provë të thjeshtë me miqtë tuaj.

A keni ndonjë grup në Whatssap apo Messenger, ku bisedoni përditë me 3-4 shokë apo edhe më shumë? A keni ndonjë grup miqësor, me të cilët pini kafe thuajse përditë?

Nëse përgjigjja juaj është “po”, në radhë të parë urime! Tregoni se keni miq dhe kjo është gjë shumë e mirë në këto kohë që po jetojmë. Së dyti, na lejoni t’ju sugjerojmë një gjë të thjeshtë.

Postoni në grupet tuaja miqësore disa foto të fundit nga rritja e naftës në Shqipëri. Jo ‘meme’, jo video gazmore, por lajme reale. Me foto, me link ose me video nga televizionet.

Vini re që, në shumicën e rasteve, reagimet do të jenë shumë të pakta. Thuajse askush nuk shkruan ndonjë gjë për t’u ankuar. Shumica e miqve tuaj me siguri që do të merren me ndonjë video të fundit nga TikTok. Nëse nuk ju ndodh kështu, super. Keni miq të cilët duan t’ia dinë se cfarë po ndodh në këtë vend të shkretë. Dyshojmë se do jeni kaq fatlumë, por do ishte super.

Me pak fjalë, nëse për një javë ose dy nuk heqim dorë nga ‘memet’, videot gazmore dhe TikTok, nuk kemi gjë në vijë. Ka ardhur koha të jemi shumë seriozë të paktën në ditë krizash.

Jemi popull mesdhetar. Duam muzikën, humorin, tallavanë, ushqimin e mirë dhe pijet, por STOP. Ka ardhur koha të jemi paksa të ftohtë dhe të mendojmë për fëmijët tanë. Ka kohë plot për humor. Qeveria shqiptare e di fort mirë se kush jemi ne. Kur stërvitesh 30 vite me lajme të këqija, asgjë nuk të bën përshtypje dhe mësohesh duke jetuar në fatkeqësi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %