“Zgjodhe projekt pa rrënjë dhe histori, rritu dhe analizo…”

Koha leximit:2 Minute, 30 Second

Në postimin e zakonshëm në kanalin e tij në YouTube, drejtori i MilanTv, Mauro Suma u kthye duke folur për Gianluigi Donnarumma. Ai e bëri këtë, duke përfituar nga gabimi i mbrëmshëm i portierit, i cili ndikoi shumë në rezultatin përfundimtar dhe kualifikimin e Real Madrid ndaj PSG.

“Nuk do të doja të humbisja rastin, do të jem në pakicë, do të më kritikoni… por nuk dua të humb rastin për të analizuar futbollin e sotëm me situatën e Donnarumma. Ai shkoi në Paris, por ne e dinim se si do të përfundonte. Unë e kam jetuar gjithmonë si i rritur, nuk kam asnjë lloj neverie ndaj tij”.

“Ai thotë se PSG ka një mentalitet fitues dhe Milan jo – vazhdon Suma – Ai thotë se PSG vendos para për të fituar dhe Milan, nga ana tjetër, është shumë i kujdesshëm. Djemtë kanë një vizion të veçantë për topin… është fakt që Gigio nuk e kupton vetë projektin e Milanit, i cili ka një veti që e bën futbollin të përputhshëm, mes kostove dhe fushës, për të bërë diçka solide”.

“Shpresoj se Gigio e ka kuptuar që nëse Milani nuk e merr Messin, kjo është sepse në Itali është e pamundur. Projekti i Milanit ka një shpirt, ka një histori … kur sheh që klubi yt përmirësohet çdo vit dhe e sheh atë … Por çfarë rëndësie ka Ligue 1 per ty Gigio, qe je një tifoz i Milanit? Shkon për të fituar Champions League, shumë mirë…

PSG, me gjithë respektin e duhur, nuk i pëlqen as tifozëve te tij sepse është një ekip i kënaqur, me shumë para… është e qartë që mes tyre nuk mund të ketë as gëzim as dhimbje. “Po shkoj te PSG të rritem”, tha ai… Atehere rritu dhe përpiqu të kuptosh pse PSG është eliminuar nga një Real shumë më me pak cilesor.

Real Madrid kalon sepse ka histori, ka shpirt. Nga ana tjetër, ka një grup lojtarësh pa dëshirën për te luajtur si ekip dhe te bashkuar. Nuk ka dëshirë për të vuajtur duke pasur parasysh sa i pasur je. Në futboll nuk ka recetë të duhur, por sigurisht që nuk është ajo e miratuar nga PSG. Nëse eliminohesh ndaj atij Real, një grup djemsh… u deshën dy-tre, Benzema dhe Modric për të mposhtur PSG-në”.

“Ancelotti zemra e vërtetë e kuqezinjve”
“Është koha që Donnarumma ta kuptojë mirë. Tifozët e Milanit duhet të jenë të lumtur me Mike Maignan sepse eshte pikërisht ai lojtar qe ka shenjen e zjarrit ne gjoks dhe te tille futbolliste duehet te kete nje klub i madh si Milani, me histori dhe traditë. Gigio dhe agjenti i tij kishin projekte të tjera. Tani te analizoje zgjedhjen që bëri.

Në stolin e Realit ishte Carlo Ancelotti, zemra jonë kuqezi! Sinqerisht, nuk e kam dashur Realin për të qenë kundër Gigios dje, por për Ancelottin, i cili është historia e përjetshme e Milanit. Donnarumma ka zgjedhur diçka ndryshe. Diçka që nuk ka rrënjë, të rritesh do të thotë të kuptosh atë që ka ndodhur…”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %