Zhaku në pritje të ëmbël, “Më duket vetja Kim Kardashian”

Koha leximit:44 Second

Inida Kreuz, e njohur si Zhaku, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ajo ka folur për pritjen e ëmbël në një intervistë, në të cikën zbuloi se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe tha se gjëja që i kërkon më shumë këtë periudhë bashkëshortit të saj është akullorja.

Artistja rrëfeu se ka shtuar peshë, duke thënë se i duket vetja si Kim Kardashian.

“Partneri është i detyruar nëse nuk kemi në shtëpi akullore, ai shkon ose ta blejë, ose ta bëjë. Ai thotë: Ti si perëndeshë, çohesh në mëngjes ha akullore. Edhe fruta ha shumë, mund të ha 3-4 kg fruta në ditë. Është një ekzagjerim i jashtëzakonshëm, zhduken frutat. Nuk jam dhe aq mirë me kilogramët, më janë ngjitur shalët. Edhe kur eci nuk mund ta besoj kur shoh veten, jam bërë si Kim Kardashian, e fryrë gjithandej”, tha Zhaku.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %