Zyrtare: Arbana Osmani njofton banoren e parë që largohet nga Big Brother

Koha leximit:51 Second

“Publiku ka vendosur që banorja e parë e cila duhet të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP, duke humbur mundësinë përfundimtare për të fituar trofeun, është Beniada”.

Kjo ishte fjalia e Arbana Osmanit, si lajm i keq për një nga banoret më të forta në këtë edicion të programit më të ndjekur në Shqipëri.

Një rezultat i papritur, duke marrë parasysh faktin se moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, në fakt ka hyrë më vonë se të tjerët në shtëpi dhe pritej të ishte ajo e larguara.

Tre finalistët e tjerë tashmë janë Donaldi, Iliri dhe Beniada. Fituesi i madh i trofeut 100 mijë euro pritet të shpallet në orën 01:00. Dy kandidatët favoritë janë Iliri dhe Donaldi.

Deri tani, sipas informacioneve nga uebsajte të ndryshme në Shqipëri e Kosovë, Donaldi ka kryesuar me vota, por bëhet fjalë për tri orë nga fundi.

Ndoshta situata ka ndryshuar gjatë spektaklit, kur edhe zakonisht ka më shumë vota, sepse njerëzit përqendrohet vetëm te Big Brother VIP dhe dërgon mesazhe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %