ZYRTARE: Futbollisti shqiptar që nuk ka pranuar Shqipërinë, por mban ende me shpresa Kosovë, firmos kontratën e re me klubin e Premier League

Koha leximit:58 Second

Futbollisti shqiptar, Meritan Shabani, ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Volvesit në Angli.

Trekuartisti 21-vjeçar ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2023.

Mesfushori shqiptar ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Bajernit të Mynihut dhe u transferua në verën e vitit 2019 tek Volvesi.

Ai aktivizohet tek skuadra e U-23 dhe ndeshjen e fundit ndaj Uest Bromuiç Albion në Premier Ligë, trajneri Nunjo Espirito Santo e uli në stol. Lajmin e rinovimit të Shabanit e ka bërë publike vetë klubi anglez me anë të një komunikate.

Përsa i përket Kombëtares, Shabani ka qenë pjesë e U20 me Gjermaninë dhe synimi i tij është të jetë pjesë e kombëtares së madhe të “pancerave”, gjë që duket e vështirë. Ai ka hedhur poshtë mundësinë të luajë me Shqipërinë, ndërsa Kosovën e ka lënë ende në pritje duke mos i kthyer një përgjigje përfundimtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %